Ka përfunduar protesta e 11-të e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para bashkisë së Tiranës.  Protesta e radhës do të mbahet ditën e mërkurë në orën 11:00, për shkak se të hënën besimtarët myslimanë festojnë “Kurban Bajramin”.

Ashtu si protestat e tjera edhe tubimi i sotëm është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

yacht hotel sarande

Këta të fundit përdorën edhe gaz lotsjellës për largimin e tyre. Si pasojë mbetën të dëmtuar deputetët e opozitës, Klevis Balliu, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Bledjan Nallbati.  Përfaqësuesja e Aelancës, Adriana Kalaja tha se do të kryejnë denoncim naj policëve të cilët dëmtuan deputetët dhe qytetarët me hedhjen e gazit lotsjellës.

Të lënduar pati edhe nga radhët e policisë, ku një efektiv mbeti i dëmtuar nga sendet që protestuesit hodhë drejt kordonit policor. Më herët qytetarët tentuan t;ju vinin flakën gomave të vendosura në nisje të protestës para bashkisë, por zjarri u shua menjëherë nga policia.  Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha gjatë fjalës së tij se nuk do të ndalet së denoncuari në SPAK fakte dhe prova lidhur me aferën e inceneratorëve. • Këlliçi tha gjatë fjalës së tij se këtë javë, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, Arli Naska ka gjobitur me 300 mijë lekë, avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalanë.  tha se Kalaja u gjobit për prishje të fasadës së godinës, ndërsa shtoi se Naska nuk shqetësohet se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës. Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu