Në pjesën për pyetjet e deputetëve në Kuvend, përplasjet u tensionuan dhe çuan në konfrontim verbal por edhe fizik mes deputetëve.

yacht hotel sarande

Përplasja ndodhi mes kreut të të Majtës, Dimitar Apasiev dhe disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Deputeti dhe lideri i së MajtësApasiev, fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht.

Apasiev i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij dhe ta shajë me motër. Ka ndërhyrë edhe sigurimi parlamentar.

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu