
E diela solli një tjetër përplasje mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, këtë herë mbi gjendjen e turizmit dhe mbushjen e plazheve.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për dështim të sezonit, duke publikuar një foto nga plazhi i Durrësit ku çadrat shihen bosh. Sipas tij, kjo është dëshmi e rënies së numrit të pushuesve dhe e krizës ekonomike që po largon turistët.
Në të njëjtën ditë, Rama reagoi duke shpërndarë një tjetër foto po nga Durrësi, por me një panoramë krejt të kundërt: plazhi i mbushur plot me pushues dhe çadra të zëna.
Kryeministri e ka lëshuar kritika për opozitën, duke e akuzuar për “përdorim të manipulimeve vizuale për të nxirë realitetin”.
Dy fotot, të marra nga i njëjti qytet por me pamje krejt të ndryshme, po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, duke ndezur debatin mbi gjendjen reale të sezonit turistik dhe duke na lënë dilemën e njëjtë me gjermanin e fundit, a janë bosh apo plot plazhet?!