Një oficer i Policisë Rrugore në Kukës është përplasur fizikisht me disa persona pasditen e sotme.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së oficerit, pasi disa ditë më parë ka pasur sërish debate mes tyre.

Deri më tani është identifikuar një prej personave të përfshirë në ngjarje, por nuk janë dhënë kredenciale nga ana e Policisë. Punonjësi blu është duke dhënë deklaratën e tij, teksa po punohet për kapjen e këtij personi dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë”, njofton Policia.

/tvklan.al

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu