Një përplasje e fortë virtuale ka shpërthyer mes aktivistes Evi Kokalari dhe ish-kandidates së Partisë Demokratike, Julia Ilirjani. Përmes një postimi të gjatë dhe pa dorashka në rrjetet sociale, Kokalari ka sulmuar ashpër Ilirjanin, duke e cilësuar si “qenie e Big Brotherit” dhe “pa kapacitete intelektuale për të analizuar politikën”.

Në mesazhin e saj, Kokalari i përgjigjet kritikave të Ilirjanit për përfshirjen e saj në çështjen e “non-gratës” së Sali Berishës, duke u shprehur se Ilirjani nuk kupton as termat bazikë dhe se ka bërë deklarata të pabaza për një tërheqje të mundshme të sanksioneve ndaj Berishës nga SHBA.

“Bën mirë të merresh me gropat dhe leri analizat se nuk e ke takatin intelektual për diskutime të tilla,” shkruan ndër të tjera Kokalari, duke e quajtur Ilirjanin “një nga arsyet pse PD-ja humbi masivisht”.

Më tej, aktivistja politike akuzon drejtuesit e Partisë Demokratike për përfshirjen në listat zgjedhore të figurave si Julia Ilirjani dhe Adriana Kalaja, duke lënë jashtë intelektualët që kanë kontribuar për partinë që prej vitit 1991.

Ky reagim i Kokalarit vjen pas një daljeje televizive të Ilirjanit, ku ajo kishte komentuar zhvillimet rreth Berishës dhe reagimet ndërkombëtare, gjë që ka sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga aktivistja e njohur për stilin e saj pa kompromis.

Përplasja është pasqyrë e tensioneve të vazhdueshme brenda spektrit të djathtë në Shqipëri dhe tregon për ndasitë e thella që vazhdojnë të përçajnë Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu