Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Ekrem Skurenin, drejtuesin e automjetit që pak ditë më parë përplasi tre fëmijë të mitur, të cilët po lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur të miturit kanë hyrë në rrugë duke kaluar me semafor të kuq për këmbësorët, duke rritur rrezikun e përplasjes.

Fatmirësisht, fëmijët kanë mbetur të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i rëndë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje rregullat e qarkullimit urban, sidomos për përdoruesit e mjeteve alternative si monopatinat elektrike.

Gjykata, duke marrë në konsideratë rrethanat e aksidentit, ka vendosur masën e lehtësuar të arrestit në shtëpi për shoferin Skureni, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu