Me tensione, debate dhe ngritje zëri, kështu është mbajtur Konferenca Kryetarëve këtë të enjte, pak para nisjes së seancës të parë plenare pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ai i cili është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.

“E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm ti foto aty.

Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj që ju nuk doni debat sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, ku në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal, ku vjedhët dhe dhunuat zgjedhjet duke e krahasuar Shqipërinë me Sirinë.

Nuk mund ta trajtoni kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë. Nuk do të jesh më këtu, do të zëvendësohesh nga Zegjine Balluku”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu