
Tri ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit, 23 vjeçarin Kevin Norra.
Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.
Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.
Sipas ekspertizës, Norra hyri në parakalim në kthesë pasi kishte parakaluar disa herë dhe atje u përplas me makinën e dy motrave.