Katër persona kanë mbetur të vdekur në Turqinë jugperëndimore të dielën pasi një helikopter i ambulancës është përplasur menjë ndërtesë spitali dhe është rrëzuar më pas në tokë.
Helikopteri po ngrihej nga spitali i Trajnimit dhe Kërkimit në Mugla, teksa në bord kishte dy pilotë, një mjek dhe një punonjës tjetër mjekësor, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e Turqisë në një deklaratë, raporton AP.
Guvernatori rajonal i Muglas, Idris Akbiyik, u ka thënë gazetarëve se helikopteri fillimisht goditi katin e katërt të ndërtesës së spitalit përpara se të rrëzohej në tokë.
Askush brenda ndërtesës apo në tokë nuk është lënduar.
Shkaku i aksidentit të ndodhur gjatë mjegullës së dendur po hetohet./Koha