Kavajë – Një aksident detar është regjistruar pasditen e sotme në zonën turistike të Golemit, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, në një zonë të dedikuar për lundrim.

Rreth orës 17:36, dy mjete lundruese (Jet Ski) janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri prej tyre drejtohej nga shtetasi S. D., 25 vjeç, me origjinë nga Çorovoda, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç, nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po monitoronin hapësirën detare. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për procedurat përkatëse.

Sipas verifikimeve paraprake, të dy drejtuesit e mjeteve ishin duke lundruar së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu