
Gjatë natës, strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, duke siguruar hapjen e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike.
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku Lezhë
-
Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
-
Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por forcat në terren po punojnë për rehabilitim.
-
Punohet për kalueshmërinë në segmentin Skuraj–Gallatë, në Milot, si dhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë është dëmtuar nga reshjet intensive.
Qarku Durrës
-
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit.
-
Ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.
-
Niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
-
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës
-
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.
Qarku Shkodër
-
Është zhbllokuar segmenti Theth–Ndërlysaj, njësia administrative Shalë.
-
Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet vijojnë gjatë ditës së sotme.
Qarku Gjirokastër
-
Aksi Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.
-
Ka prani të ujërave në segmentin Gjirokastër–Tepelenë, si dhe në urën e Kardhiqit dhe rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Qarku Elbasan
-
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.
Qarku Korçë
-
Në fshatin Sanjollas, njësia Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar pas zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke shmangur rrezikun për banesat.
SITUATA ENERGJETIKE
Ekipet e OSHEE vijojnë punën për rikthimin e energjisë elektrike në:
-
Qarku Lezhë: fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë
-
Qarku Kukës: njësitë Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj
-
Qarku Shkodër: njësitë Hajmel, Vig–Mnelë (Vau-Dejës), Iballë dhe Qafë-Mali (Fushë-Arrëz)
-
Qarku Gjirokastër: zona Maricaj, Memaliaj
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm me strukturat vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.




