
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Himarë, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në katin e parë të godinës së Policia e Shtetit. Situata është krijuar si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve, çka ka sjellë vërshime dhe probleme në disa zona të qytetit.
Bashkia Himarë u ka bërë thirrje banorëve të shmangin çdo lëvizje të panevojshme, si me automjete ashtu edhe në këmbë, dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Autoritetet vendore theksuan se strukturat, punonjësit dhe mjetet janë angazhuar në terren për të minimizuar pasojat dhe për të parandaluar dëmet në pronën publike dhe private.






