Imazhe befasuese vjinë nga shkretëtira e Saharasë ku shihen liqene të mëdhenj në duna rëre. Një nga vendet më të thata dhe djerrë në botë u godit me përmbytjet e para në dekada.

yacht hotel sarande

Edhe pse në Sahara, shi bie zakonisht vetëm disa centimetra në vit dhe rrallë në fund të verës, këtë herë niveli i ujit ka qenë i lartë në veri-perëndim. Të dhënat paraprake satelitore të NASA-s treguan gati 20 centimetra shi në disa pjesë të rajonit.

Qeveria marokene tha se dy ditë reshje shiu në shtator tejkaluan mesataret vjetore në disa zona.

 

Errachidia, një qytet i shkretë në juglindje të Marokut, regjistroi gati 8 cm reshje shiu, shumica e tyre vetëm dy ditë muajin e kaluar. Kjo është më shumë se katërfishi i reshjeve normale për të gjithë muajin shtator dhe barazohet me vlerën e më shumë se gjysmë viti për këtë zonë.

Shira të tillë, të cilët meteorologët i quajnë një stuhi ekstratropike, mund të ndryshojnë kushtet e motit në rajon në muajt dhe vitet e ardhshme. Ndërsa ajri mban më shumë lagështi, ai nxit avullimin dhe provokon më shumë stuhi, tha Houssine Youabeb, një zyrtar i agjencisë meteorologjike të Marokut.

Imazhet satelitore nga NASA treguan se liqeni Iriqui, një shtrat liqeni midis Zagorës dhe Tatës, që ishte i thatë për 50 vjet, ishte i mbushur./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu