
Një aksident rrugor ka pranë fshatit Bulgarec, në afërsi të qytetit të Korçës.
Një automjet në të cilin udhëtonte një familje ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë e aksidentit, tre persona të të njëjtës familje kanë mbetur të lënduar, mes tyre një fëmijë 8 vjeçar.
Fatmirësisht, mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizion plus