Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali, pak orë para mbylljes së votimit në Diasporë, për dërgimin e fletëve të votimit me postë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Italisë, edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja përfundimtare e mundësisë për të dërguar fletën e votimit drejt Shqipërisë përmes zarfit në zyrat e DHL kudo në Itali,” tha Balla në një mesazh drejtuar diasporës.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë orët e mbetura për të plotësuar këtë proces. “Ju lutem, shpejtoni dhe pak orë që ka mbetur brenda ditës së sotme, sepse është afati i fundit që mund ta plotësoni detyrën tuaj ndaj atdheut, duke votuar në zgjedhjet e 11 majit,” u shpreh Balla.

Në fund të thirrjes së tij, ai theksoi rëndësinë historike të këtij votimi. “Prandaj shkoni në çdo zyrë të DHL-së pranë banesës tuaj dhe nisni zarfin për Shqipëri. Sepse kjo është një votë historike për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu