
Në përvjetorin e rënies së tribunit të demokracisë,, Azem Hajdari, kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha e përkujtoI atë si simbol të pavdekshëm të luftës për liri dhe demokraci. Berisha e vlerësoi figurën e Azem Hajdarit dhe të Besim Çerjes si më të gjalla se kurrë në idealet e shqiptarëve që kërkojnë liri dhe dinjitet.Berisha kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e cilësuar si diktaturë të drogës, krimit dhe korrupsionit. Lideri opozitar, Sali Berisha tha se pluralizmi politik dhe vota e lirë janë shtypur, ndërsa fjala e lirë është nën persekutim, duke e krahasuar situatën aktuale me diktaturën komuniste. Berisha bëri thirrje për një betim të ri të demokratëve për të luftuar për rikthimin e votës së lirë, fjalës së lirë dhe idealeve demokratike. Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu bindjen se opozita dhe qytetarët do të vazhdojnë të përballen me armiqtë e lirisë dhe do të rikthejnë vlerat themelore të demokracisë në Shqipëri.
PRONONCIMI I PLOTE
Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar.
Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë.
Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë.
Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica.
Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë.
Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë.