Autoriteti Portual Durrës në një njoftim të fundit bën me dije se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Itali.

Sipas informacionit për qytetarët, tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor.

yacht hotel sarande

Ky njoftim vjen pas parashikimeve të autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit.

Njoftimi i plotë:

Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu