Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te importet për furnizimin me perime, duke rritur varësinë nga tregjet e huaja dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet për konsumatorët.

Vetëm në shkurt 2026 u importuan rreth 9.1 mijë tonë zarzavate, me një vlerë prej afro 578 milionë lekësh – një nga nivelet më të larta në vite.

Gjermania kryeson listën si furnizuesi kryesor me mbi 25% të totalit, e ndjekur nga Greqia me gati 20%. Pas tyre renditen Holanda, Turqia dhe Serbia. Këto pesë vende mbulojnë rreth 75% të importeve.

Rritja e importeve lidhet kryesisht me mungesën e prodhimit vendas gjatë dimrit, duke detyruar tregun të mbështetet tek jashtë.

Por problemi nuk mbaron këtu. Edhe pse çmimi mesatar i importit është rreth 63.5 lekë/kg, në treg qytetarët i blejnë shumë më shtrenjtë.

Domatja ka arritur mbi 200 lekë/kg, speci mbi 260 lekë/kg dhe kastraveci mbi 230 lekë/kg, duke rënduar ndjeshëm xhepat e familjeve.

Kjo diferencë e madhe mes importit dhe çmimit final tregon qartë ndikimin e zinxhirit të tregtimit dhe rritjen e kostove deri në shitjen tek konsumatori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu