
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun Lezhë, edhe për sa i përket votave të diasporës. Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj në qarkun e Lezhës.
Pas përfundimit të numërimit, ka pasur edhe debate dhe salla është përfshirë nga tensionet.
Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e katërt, me një diferencë të vogël votash
Kre i KQZ njofton ndërkohë:
Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Kukës
2. Durrës
3. Tiranë
4. Shkodër
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Korcë
2. Gjirokastër
3. Lezhë
4. Fier
5. Dibër
6. Vlorë
7. Elbasan
8. Berat
Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Kukës
4. Shkodër