Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës.

Bëhet e ditur se mandatin e 19 e ka përfituar socialistja Olta Xhaçka me një diferencë prej 100 votash me kolegen Blerina Gjylameti, e cila pritet që të saktësohet nga përditësimi i KQZ-së.

Në përfundim të numërimit Xhaçka ka bërë një prononcim për mediat ku është shprehur se Partia Socialiste është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë, teksa shtoi se kjo fitore do të përkthehet në punë më të madhe.

Përfundimi i numërimit të votave është shoqëruar me një përqafim mes Gjylametit dhe Xhaçkës.

Kujtojmë se Gjylameti ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t’i vihen në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu