Michelle Obama , ish-zonja e parë e SHBA  del fituese e një sondazhi me të gjithë zëvendësuesit e mundshëm të Joe Biden, e që do ta mundte Trumpin,  shkruajnë mediat amerikane.

Edhe pse bashkëshortja 60-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama nuk ka shprehur ambicie politike, emri i saj po përmendet shumë këto ditë që pas shfaqjes së dobët të Biden përballë Trump në debatin presidencial, që u hapi rrugë polemikave për zëvendësimin.

yacht hotel sarande

Më herët gjatë vitit zyra e saj për shtyp përgënjeshtroi zërat se Michelle Obama do të kandidonte për demokratët.

Bashkëshorti i saj pas debatit të fundit doli hapur në mbrojtje të ish-zevendësit kur ishte president Joe Biden, por sërish zërat nuk janë shuar dhe së fundi ajo doli edhe në krye të sondazhit për zëvendësuesit.

Sondazhi i Reuters/Ipsos, i kryer midis 1 dhe 2 korrikut, zbuloi se 50% e votuesve të regjistruar të anketuar do të votonin për Obamën, ndërsa 39% do të votonin për Trump nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin sot, raportoi OnPolitics. Njëmbëdhjetë për qind e të anketuarve thanë se nuk do të votonin, do të votonin për një kandidat tjetër ose nuk e dinin.

Sondazhi gjithashtu e vendosi Trump kundër kandidatëve të tjerë hipotetikë demokratë, si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, guvernatori i Miçiganit Gretchen Whitmer, guvernatori i Kentucky, Andy Beshear dhe guvernatori i Illinois J. B. Pritzker. Në çdo përballje, opsioni demokrat mori më pak vota se Trump, sipas sondazhit.

Mes 1070 banorëve të SHBA-së të anketuar në sondazh, 56% janë dakord që Biden duhet të largohet nga gara pas debatit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu