Gjykata e Fierit ka vendosur “Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj.
Sulejmanaj, doli ditën e sotme para Gjykatës së Fierit.
Ai u arrestua dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.
Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë”, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Dyshohet se Sulejmanaj vuan nga probleme të shëndetit mendor ndaj dhe Gjykata ka vendosur shtrimin e tij në spital psikiatrik./vizionplus