
Kreshnik Spahiu ka replikuar me shqiptarët, që shfaqin hapur përkrahjen e tyre ndaj Iranit, në konfliktin me Izraelin.
“Turp: Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan
Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza.
Pyetje për ju o të çmendur: Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocide? Pse heshtën iranianët?
Pse nuk e njeh Irani, Kosovën?
Irani është aleati kryesor i Serbisë dhe Rusisë.
Për Iranin ju nuk ekzistoni fare në hartë.
Populli i Iranit urren Ajatollahun më shumë se ju.
Në fakt Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës.
Thjesht ju jeni llumi kombit.
P.S. Ky status është për ata që mbrojnë krahun e Iranit. S’ka lidhje me konfliktin dhe vrasjet në Gaza”, shkruan Spahiu. / TEma