Këtë të martë, agjentë të Byrosë Kombëtare kanë ekzekutuar një pjesë të masave të sigurisë, të vendosura nga SPAK, pas dyshimeve për abuzime me tenderat e AKSHI-t.
SPAK ka vendosur 8 masa sigurie në total, nga të cilar, 2 nuk janë ekzekutuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme masa arrest në burg për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin nuk janë ekzekutuar.
Ndërsa për Mirilda Karçanajn dhe Hava Delibashin u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë se është vendosur si masë pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismaili dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta.
SPAK ka dyshime se biznesmenët dhe zyrtarët e AKSHI-t kanë kryer disa vepra penale: Për veprat penale te “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Konkurrenca e paligishme nepermjet dhunës”, “Heqja e paligishme e lirisë”, e kryer në formën e veçanta të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”,
Veprat penale që kanë kryer të akuzuarit:
Ergys Agasi
“Konkurrenca e paligjshme përmes dhunës”
“Heqje e paligjshme e lirisë”
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në formën e veccantë të bashkëpunimit dhe grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje të veprave nga organizata kriminale dhe grupi i steukturuar kriminal”
“Pastrim i parave”
Ermal Beqiri

Mirilda Karcanaj
“Shkelje e barazisë në tendera”, kryer në formën e veccantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar dhe kryerje të veprave nga organizata kriminale”
Hava Delibashi
“Shkelje e barazisë në tendera”, kryer në formën e veccantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar dhe kryerje të veprave nga organizata kriminale”
Erion Ismaili
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, kryer në formën e veccantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave nga grupi kriminal dhe organizatë kriminale”
Andis Papa
“Pastrim parash”, kryer në formë të veccantë të bashkëpunimiy, grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave nga organizata dhe grupi i strulturuar kriminal”
Gezim Hoxha
“Pastrim parash”, kryer në formë të veccantë të bashkëpunimiy, grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave nga organizata dhe grupi i strulturuar kriminal”
Rogers Rryta
“Pastrim parash”, kryer në formë të veccantë të bashkëpunimiy, grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave nga organizata dhe grupi i strulturuar kriminal”/vizion plus