
Një vjedhje është regjistruar në fshatin Karinë, në Peqin, gjatë orëve të natës.
Sipas kallëzimit të bërë dje në polici nga shtetasi R. C., 75 vjeç, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në magazinën e tij dhe kanë vjedhur bidona me vaj ulliri dhe raki.
Shërbimet e Policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë.






