
Gazetari Osman Stafa ka reaguar me tone të forta pas ngjarjeve të sotme, kur një numër i madh policësh rrethuan godinën ku ndodhen televizioni News24 dhe Panorama TV, duke ndërprerë sinjalin dhe energjinë elektrike të medias.
Në një postim publik, Stafa ka publikuar një dokument që tregon qartë hartën e vendndodhjes së godinës së televizionit, si dhe një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033. Ai thekson se në kushte normale, gazetarët duhet të kishin akses të lirë në ambientet e punës së tyre, por sot kjo e drejtë është mohuar.
Lexo edhe:
EMRI/ Urdhër arresti edhe për presidentin e ekipit të ‘Erzenit’! I sekuestruan resortin në Shijak dhe vilën 1 mln € në Dhërmi
“Kjo është pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj mediaje. Gazetarët duhet të hynin e dilnin pa asnjë problem në këtë godinë. Por godina e Panorama TV jo vetëm është uzurpuar, por i është hequr sinjali dhe energjia elektrike. Kjo është skandaloze. Godina e një televizioni po mbahet peng, pa ligj. Kjo është diktaturë,” ka shkruar Stafa.
Veprimi i sotëm, është cilësuar si i pa precedent nga disa gazetarë dhe politikanë, ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të drejtës për informim publik.
Postimi i plotë:
SHIKONI ÇFARË PO NDODH!!!
Dokumenti i mëposhtëm tregon hartën (e rrethuar me të kuqe) se ku ndodhet godina e Panorama TV.
Kjo godinë, (shih dokumentin tjetër), ka një kontratë qiraje deri në vitin 2033.
Kjo është pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj mediaje. Pra, në këto kushte, gazetarët duhet të hynin e dilnin pa asnjë problem në këtë godinë.
Por godina e Panorama TV, jo vetëm është uzurpuar, por i është hequr sinjali, dhe i është hequr energjia elektrike.
Kjo është skandaloze.
Godina e një televizioni po mbahet peng, pa ligj.
Kjo është diktaturë./Syri