Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, i cili u shpreh në një intervistë se PD ka nevojë për riorganizim nga degët deri tek Kryesia pas humbjes së zgjedhjeve.

 

Berisha theksoi se PD është parti e hapur dhe transparente, por shtoi se gjatë kësaj periudhe është e fokusuar, sipas tij, në paraqitjen e të vërtetava të mëdha të asaj që e quan farsë elektorale.

Por, garantoi ish-kryeministri, “nuk do të pengojnë PD të bëjë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj”.

Sali Berisha: PD është parti e hapur, transparente dhe e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e së vërtetës.

Por në këtë periudhë PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale. Dhe po paraqet me dokumente zyrtare, të pakundërshtueshme, të gjitha këto nuk do të pengojnë PD të bëjë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu