Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, doli në një konferencë për shtyp me autorin e njërës prej videove denoncuese me pretendime për shitblerje votash. Paloka tha se Lulzim Memaçi një anëtar i PD-së në zonën e kombinatit në Tiranë ishte kërcënuar pas publikimit të kameras së fshehtë nga Dibra.

“Ai është sot këtu,” tha Paloka, “sepse ia kërkova unë, jo sepse ka frikë. I bëjmë thirrje Edi Ramës që, edhe pse morët mandatin e katërt, mos guxoni t’i prekni demokratët!”

Paloka tha se socialisteve nuk ju mjaftoi “të mbanin pushtetin e ndyrë” siç e quajti ai por tani po bëjnë gjithçka për të trembur demokratët.

Memaçi sipas Palokës është kërcënuar në vendin e punës si taksist: Çfarë i ke bërë vetes me këtë që nxorre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu