
Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Surrel, ku Njësitë Guerrilase të Partisë Demokratike, të udhëhequra nga deputeti , u shfaqën me pishtarë në duar, përballë rezidencës së kryeministrit .
Aksioni ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga , i cili kishte deklaruar se protesta do të zhvendosej në Surrel. Në tubim morën pjesë anëtarë të FRPD-së, përfaqësues të LDG-së dhe deputetë të rinj të PD-së.
Sipas deklarimeve të shpërndara nga Partia Demokratike, pishtarët u përdorën si “simbol i flakës së shpresës që do t’i vërë zjarrin narkoshtetit”, ndërsa protestuesit kërkuan me thirrje të drejtpërdrejta dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Protesta u zhvillua pa incidente, nën masa të shtuara sigurie, ndërsa PD paralajmëron vijimin e aksioneve të saj opozitare në ditët në vijim.







