
Ndërsa sot është dita e fundit e fushatës, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka nisur takimin përmbyllës në Tiranë.
Nis takimi i PD në Tiranë, Berisha shoqërohet nga LaCivita
Kryedemokrati Sali Berisha shoqërohet nga këshilltari amerikan Chris LaCivita.
Mitingu ka nisur me Himnin Kombëtar, ndërsa po mbajnë fjalën disa prej kandidatëve demokratë.
Në një atmosferë entuziaste, Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në tubim:
“Edi Rama sot, nga paniku dhe frika, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Por demokratët e kanë gjetur mënyrën për të ardhur. Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona.”
Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë qytetarët dhe demokratët që kanë qëndruar të palëkundur, duke theksuar rolin e Sali Berishës si “misionar i kësaj beteje”.
Konsulenti i fushatës Chris LaCivita, në fjalën e tij ftoi gjithë qytetarët shqiptarë që të votojnë për PD-në dhe të lënë pa punë Edi Ramën.
Ai deklaroi se korrupsioni, varfëria, mungesa e punësimit të qëndrueshëm, gjithçka që përkufizon lumturinë e qytetarëve, përkufizohet me Partinë Socialiste.
LaCivita: Gjithmonë habitem se sa e madhe është kjo turmë. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde, që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua. Shqipëria nuk mund të durojë edhe një mandat tjetër të Ramës. Korrupsioni, varfëria, mungesa e punësimit të qëndrueshëm, gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Rama e ka marrë. Por ju keni një shans historik. Një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës, që nuk do të frikësohet, nuk do të rresht së luftuari. Por kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë, të afërmit tuaj dhe lëreni pa punë Edi Ramën. Në Shqipërinë e re, me doktor Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Përse mos ta vendosni besimin tuaj te një mjek? Te një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Vij sot tek ju si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një popull të shkëlqyer. Gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”
Partia Demokratike e mbylli fushatën elektorale të saj me mitingun e Tiranës, teka kishte të ftuar përveç përfaqësuesve politikë edhe ata të artit, mes tyre këngëtarët renis Gjoka dhe Arkimed Lushaj, ky i fundit i njohur me emrin e artit “Stresi”.
Reperi teksa shprehu mbështetjen për PD-në dhe opozitën, deklaroi ‘pasionin’ e tij për Berishën, duke e quajtur edhe “doktori i zemrës time”, ndërsa gjatë performimit i dha edhe një përqafim, pati edhe një ‘thumbim’ për reperin tjetër, Noizy (Rigels Rajku), i cili bëri fushatë për PS-në.
Ai bëri batutë duke u shprehur:
“I thashë edhe mikut tim, Noizy! Por ai më tha ‘je në partinë e gabuar’.
Lushaj më pas performoi edhe këngën që tha se e kishte bërë posaçërisht për fushatën dhe PD-në, të titulluar “Ne jena njisha”.