Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur sot drejt tyre, Partia Demokratike është ankuar te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor dhe ka kërkuar pezullimin e procesit.

Sipas PD ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi). Në ankesën demokratëve thuhet se janë identifikuar 14 raste të tilla.

Menjëherë pas ankesës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka sqaruar Partinë Demokratike lidhur me pretendimet e saj dhe kjo e fundit është tërhequr, por ka kërkuar që problemtikat që mund të ndodhin gjatë përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor, të mbahen me procesverbal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu