Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes osë Konferencës së Kryetarëve, tha se Presidenti ka kryer shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës.

“Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues,” -tha Bardhi.

Ai theksoi se opozita është e bindur se Presidenti Begaj nuk mund të jetë më “de juro” kreu i shtetit.

“Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda,” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu