
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar emërimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
Sipas PD-së, procesi i zgjedhjes është i pavlefshëm, pasi 35 deputetë që fillimisht kishin firmosur në mbështetje të kandidaturës së tij, e kanë tërhequr këtë mbështetje dy ditë pas publikimit të listës përfundimtare të kandidatëve.
Demokratët theksojnë se kërkesa për tërheqjen e firmave nuk është marrë parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave parlamentare.
Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota, në një proces votimi që u bojkotua nga opozita, e cila nuk mori pjesë në seancë./Syri






