Në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 prill.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se në këtë ditë do jetë prezent edhe Chris Lacivita, strategu i fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral./syri

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu