Matteo Renzi në Tiranë: “Rama u përkul para Melonit, por Shqipëria fitoi. Mes nesh kishte një debat mes miqsh të vjetër”

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka komentuar takimin e fundit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, duke mos kursyer ironinë ndaj marrëveshjes për ndërtimin e qendrës së migrantëve që Italia po financon në Shqipëri.

“Nëse dje kryeministri shqiptar Edi Rama u përkul para Melonit, e them se bëri mirë: ajo i dhuroi gati një miliard euro për një qendër migrantësh që nuk i hyn askujt në punë. Shqipëria përfiton dhe falënderon,” shkruan Renzi në rrjete sociale.

Ai thekson se me Ramën nuk ka pasur as përulje e as përshëndetje formale, por një “përballje të ndershme mes miqsh të vjetër”.

“Besoj se operacioni për qendrën e migrantëve e nxitur nga Meloni është propagandë e shtrenjtë për taksapaguesit italianë dhe nuk zgjidh asgjë,” vijon ai, duke shtuar se kjo është një çështje e politikës së brendshme italiane.

Renzi vë theksin se marrëdhënia e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë është më e madhe se çdo debat politik.

Në përfundim të komentit të tij, ai përmend edhe takimin me mikun e tij Yasir Al-Rumayyan dhe presidentin francez Emmanuel Macron, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve personale përtej ndryshimeve politike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu