Sulmuesi shqiptar Rey Manaj u bë protagonist absolut në fitoren 1-0 të Kombëtares ndaj Serbisë, duke dhuruar tre pikë të arta për kuqezinjtë në rrugën drejt Botërorit 2026.

Në një intervistë për “Supersport”, Manaj shprehu emocionet pas ndeshjes:

“Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime. Pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, kemi pasur familje, motër, prindër. Sot gjithë Shqipëria dhe Kosova janë krenarë për ndeshjen, e kemi lënë shpirtin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.”

Sulmuesi lushnjar tregoi edhe sakrificën e tij gjatë ndeshjes:

“Isha shumë i lodhur dhe në pjesën e parë mora një goditje te gjuri, por vendin tim e mbajti Daku, që meritonte gjithashtu. Rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.”

Manaj komentoi edhe momentin e golit dhe festimin me shqiponjë:

“Pasi bëra gol nuk kuptova më asgjë. Festova me shqiponjë sepse ishin tifozët, nuk është se do e bëja në tokë. Ky ishte goli më i rëndësishëm i karrierës sime dhe besoj se është moment që do ta kujtoj gjithmonë.”

Në një intervistë tjetër për Klan Kuq e Zi, Manaj shtoi:

“Sot kishte më shumë presion se në Tiranë. Luftonim ose fitonim, ose humbnim çdo shpresë për kualifikim. Ky gol është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë për të bërë ëndrrën realitet.”

Fitorja 1-0 ndaj Serbisë përforcon shpresat e kuqezinjve për të arritur në Botërorin 2026, ndërsa Manaj shpallet padyshim protagonisti kryesor i sfidës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu