Arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri
Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

yacht hotel sarande

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc ka të arrestuar.

Kurti vizitoi fshatin Varagë të Zubin Potokut së bashku me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ndodhet në vendin e ngjarje dhe nga atje ka sjell pamje edhe të pranisë së forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

“…Erdhëm që ta shohim në vendin e ngjarjes dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terrorist e kriminal që ka dëmtuar infrastrukturën kritike meqenëse e ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminal e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Ai tha se duke ju falënderuar punës vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve, ekspertëve dhe punëtorëve është arritur deri diku të sanohet dëmi.

“Është arritur deri diku të sanohet dëmi…. ndonëse deri diku se hiq më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit është nëpërmjet kanalit Ibër Lepenc i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obliiq dhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave”, tha ai.

Kurtit tutje tha se ky është sulmi i tretë dhe janë kryer nga profesionistë, transmeton Telegrafi.

“Unë e pash vendin e ngjarjes dhe nuk ka mundësi që të bëjë një ose dy individë, ose qytetarët të zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulmet e tilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin e interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha Kurti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu