Pas rritjes se çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri apo bar-kafe, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorim të menjëhershëm të tregut që të mos rritet çmimi i bukës.

Nëpërmjetë një njoftimi, bëhet e ditur se “Autoritetit i Konkurrencës vendos menjëherë nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës pas hyrjes në fuqi të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për faturimin e ri të çmimit të energjisë për këto subjekte.

yacht hotel sarande

Autoriteti i Konkurrencës, filloi monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, pasi kjo është shkelje e ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Çmimet e reja të energjisë elektrike për furrat e bukës ndahen në tre fasha. Energjia faturohet me 7.6 lekë për kWh për subjektet që janë vetëm furra buke, për furrat e bukës dhe pastiçeritë çmimi i energjisë është 9.5 Lekë ndërsa për abonentët që janë furra buke, pastiçeri dhe bar kafe, çmimi është 12 Lekë.

Rreth 70% e këtyre subjekteve janë kategorizuar te fasha e çmimit prej 9,5 Lekë për kWh pasi subjektet janë edhe furra buke edhe pasteçeri. Autoriteti i Konkurrencës u bënë me dije ndërmarrjeve të prodhimit dhe tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 % të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu