Pas një ndërprerjeje të gjatë të energjisë elektrike mbrëmjen e sotme, furnizimi me energji është rikthyer në shumicën e zonave të Tiranës, pas riparimit të avarisë në linjën 110 kV të NST Traktora.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, rreth orës 20:30 u stakua linja e transmetimit 110 kV Tirana 220 kV – Traktora, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit. Menjëherë pas defektit, grupet teknike të OSSH-së ndërhynë në terren, duke manovruar me linjat rezervë përmes skemave unazë për të menaxhuar situatën.

Institucionet me rëndësi të veçantë janë furnizuar pa ndërprerje, ndërsa në disa zona energjia elektrike është rikthyer brenda 30 minutash. Megjithatë, në momentin e raportimit, ende mbeten pa energji disa zona,  pranë Teleferikut, Freskun si dhe disa segmente pranë Rrugës së Elbasanit.

Grupet teknike vijojnë punën për rikthimin e plotë të furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu