Deputeti demokrat Gazmend Bardhi foli mbi mbledhjen në Këshillin e Mandateve të premten e kaluar ku u shqyrtua mandati i Belinda Ballukut, në praninë e prokurorëve të SPAK. Bardhi në “Studio24” thekson se Balluku pas rikthimit në detyrë ka kërcënuar vartësit e saj që bashkëpunojnë me drejtësinë.

Këtë gjë sipas tij e ka sjellë SPAK si provë në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve. Nga ana e tij Bardhi ka shqyrtuar relacionin e SPAK për akuzat ndaj Ballukut, brenda 24 orëve.

 

Bardhi: Asnjë prej përfaqësuesve në Këshill, përjashto një deputet, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë (referuar qëndrimit të Ramës bërë publik në podkastin e tij)në mbledhjen e këshillit të mandateve, që ne do e shqyrtojmë derisa ta shqyrtojë GJK. Nuk kanë thënë këtë, por realisht nuk dinin çfarë qëndrimin të mbanin, mesa duket nuk ishin lidhur në telefon me zotin Rama. U tentua disa herë kryetari i kuvendit donte tia linte kryetarit të grupit. Ky është pushteti ekzekutiv, me çfarë pushteti i drejtohet pushteti legjislativ. Ka ndërhyrje më brutale. Çështja në GJK nujk ka të bëjë me kërkesën e prokurorëve në Këshillin e Mandateve, prokurorët nuk kanë kërkuar ndryshim të masës. Ata thonë ne kur kërkuam një masë të caktuar të lehtë, pezullimin e kishim marrë të pandehur.

 

Sot nga thellimi i hetimeve kemi arritur të ngremë akuzë për 11 krime dhe dëmi është 1.1 mld euro. Ajo ka një personalitet që ekziston rreziku për ta përsëritur krimin. Kanë sjellë prova që nga rikthimi në detyrë, ka thirrur vartës dhe i ka kërcënuar. I solli prokuroria në Këshillin e Mandateve, në relacion. Me metoda speciale hetimi, do të thotë vëzhgim, përgjim kemi provuar thotë që Balluku ka kërcënuar vartësit e saj që janë subjekte hetimi dhe po bashkëpunojnë me drejtësinë. Nuk bëhet fjalë për burgim, bëhet fjalë për masë arresti. Arresti n burg apo shtëpi ekziston në gjithë botë kur plotësohen 4 kushte. Ne nuk kemi diskutuar asnjë sekret hetimor, por jemi marrë me procedurë. Diskutimi me procedurën nuk ka arsye për dyer të mbyllur.

 

 

Avokati dërgoi një prokurë që e dorëzoi në sekretarinë e këshillit, ku kishte marrë tagrat e hetimit. Ne bëmë 3 orë debat, që socialistët thonin nuk duam të lexojmë provat, pse doni ju ti lexoni thonin. Tentuan të intimidonin prokurorinë. Ne thamë këta kemi detyrë të vemë dispozicion provat. 3 orë të tjerë bënë debatin që na duhen 2 muaj për të lexuar. Unë e kam mbaruar shqyrtimin. Prokurori sjell një relacion të përmbledhur me provat. Ekziston prova apo e kanë sajuar? Në momentin që e vërteton unë nuk jam gjykatës që të shqyrtojë themelin e provës. Mjafton 24 orë, ti e shqyrton dosjen dhe krijon bindjen që nuk ka natyrë politike./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu