Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku nga breshëria e kallashnikovit mbeti i vrarë ish-këshilltari bashkiak Armando Pali, ndërsa në spital ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra edhe Liridon Kraja, 31 vjeç.

Gjithashtu nga ky atentat mbetën të plagosur Erogen Vaso, 43 vjeç dhe kamarierja e lokalit 25 vjeçarja M.Kacerja.

Pas atentatit autori i kësaj maskare, 29-vjeçari Ragip Gila u arrestua nga policia.

Gila nën forcën e armës pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, i merr me forcë një atutomjet tip BMW një qytetari dhe largohet nga vendngjarja.

Makina tip BMW ngjyrë gri, e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.

29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.

BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armando Pali. Të dy kanë qenë më parë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën logon e PBDNJ-së. Pali rezulton edhe ish-punonjës i IMT-së në Shkodër.

Erogen Vaso i njohur edhe me emrin Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Bajrit, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt.

Gilaj ka qenë i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Imazhi Fals”, në 2023, ku ju gjeten dhe sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por nuk përjashtohet pista e hakmarrjes duke marrë parasysh se emri i Erogen Brajoviç del si i përfshirë në grupin e Bajrave./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu