Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin vendosi të revokojë një marrëveshje të arritur me personat e akuzuar se kanë komplotuar për të kryer sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Ai e bëri të ditur vendimin në një memo të shpërndarë të premten. Austin tha se do revokojë autoritetin e oficerit që po mbikëqyrte procesin e arritjes së marrëveshjes.
Sipas BBC, marrëveshja origjinale parashikonte që autorët të shpëtonin nga dënimi me vdekje.
Një marrëveshje e tillë u kritikua ashpër nga familjet e viktimave.
Sipas tyre, marrëveshja është shumë e bukur. “Ata vranë 3 mijë amerikanë në tokën e tyre, jemi shumë të zhgënjyer,” thanë ata.
Marrëveshja ishte arritur me pesë persona, mes tyre edhe Khalid Sheikh Mohammed, i dyshuar si kreu i komplotistëve.
Të pesë personat janë në burg prej dy dekadash, ndërkohë që nuk kanë dalë akoma në gjyq./SYRI.net