Ka përfunduar pak minuta më parë vizita e Kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit. Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e bashkisë, ku kryeministri u prit nga kryetarja Emiriana Sako.

Burime pranë mbledhjes bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e institucioneve që varen nga Bashkia Durrës, përfshirë drejtorin e Policisë Bashkiake, Vasil Copa; drejtorin e IMT-së, Dorian Gjoka; dhe të tjerë. Të pranishëm ishin edhe deputetët që po mbyllin mandatin aktual, si dhe ata që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re: Ani Dyrmishi, Etleva Budini dhe Arkend Balla, si edhe kandidatët në listën e hapur të Partisë Socialiste.

Vizita e Kryeministrit në Durrës duket se ndjek të njëjtin format si në Vlorë dhe Fier, me qëllim rifreskimin e drejtuesve që varen nga Bashkia Durrës. Mësohet se Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve aktualë, ndërsa vendimi përfundimtar për largimin e tyre do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, bazuar në performancën e secilit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu