Reshjet e vazhdueshme të borës në veri të vendit sollën bllokimin e rrugës nga Qafa e Thorës deri në Theth. Për shkak të mungesës së pastrimit të dëborës, u izolua pika turistike e Thethit, duke sjellë pasoja të rënda për turizmin dhe komunitetin lokal. Pamjet e dërguara nga banorët e Thethit treguan situatën kritike, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 50 cm deri në 1 metër. Prej 3 ditesh, lëvizja ishte e mundur vetëm për mjete të larta, ndërsa për makinat e zakonshme ishte e pamundur.

Ndërkohë që ditën e sotme Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se kjo rrugë është hapur tashmë.

yacht hotel sarande

Benet Beci :

Mirëmëngjes!
Pas disa orësh bllokim nga ortekët, rruga Bogë-Theth pranë Qafë Thores është tashmë e hapur. Firmat kontraktuese kanë punuar gjatë gjithë natës për të mundësuar hapjen e këtij segmenti rrugor.
Për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave të dimrit për të shmangur çdo rrezik dhe për të udhëtuar të sigurt./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu