“Ukraina nuk do ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de fakto. Kështu ka deklaruar – sipas asaj që raporton agjencia Unian – presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në margjinat e samitit të Berlinit.

“Nuk duam të heqim dorë nga Donbasi ynë. Amerikanët duan të gjejnë një kompromis dhe propozojnë një zonë ekonomike të lirë, e cila nuk do të thotë nën drejtimin e Federatës Ruse”, shtoi Zelensky.
Më pas ai vazhdoi: “Pavarësisht gjithçkaje, do ta diskutojmë çështjen territoriale. Është një nga çështjet kyçe për të cilat ende nuk kemi arritur një konsensus”./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu