Në mbledhjen e kryesisë së PD, që po zhvillohet vetëm pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të asaj që e quan mos-bindje civile.
“Me datë 29 udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë trë këtij regjimi” tha Berisha.
Ai e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL.
“Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.
Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik.
Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit.
Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit.” tha Berisha./Shqiptarja.com