
Një tjetër politikan shqiptar i bashkohet trendit të qitjes me armë. Pas videos virale të Adriana Kalasë, kësaj here është Myslim Murrizi ai që ka publikuar një video ku shihet duke ushtruar në një poligon qitjeje.
I veshur me kostum dhe me kufje mbrojtëse, Murrizi shihet duke qëlluar në objektiva të pozicionuar në distancë, ndërsa në tavolinë pranë tij duken disa armë të tjera të vendosura. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku kanë ngjallur komente të shumta dhe reagime të ndryshme nga ndjekësit. Një prej komenteve më të spikatura vjen nga një përdorues që shkruan: “Do ketë trazira me duket anej nga parlamenti 😅”.
Videoja e Murrizit vjen vetëm pak kohë pasi deputetja Adriana Kala postoi gjithashtu një video teksa ushtronte qitje në poligon, duke rritur kështu vëmendjen publike mbi një dukuri të re mes figurave publike dhe politike shqiptare.
Deri më tani, Murrizi nuk ka dhënë një deklaratë mbi qëllimin e publikimit të videos, por nuk përjashtohet që ky veprim të ketë edhe mesazhe simbolike në kontekstin e tensioneve politike aktuale në vend.