Pas 6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, gjyqtarët janë tërhequr për të marrë vendimin

Në seancën e sotme për vlerësimin e masës së sigurisë avokatët kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe kanë kërkuar masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën.

Gjyqtari Erjon Bani që është tërhequr për të marrë vendim.

Mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sërish para GJKKO-së në orën 20:00 ndërsa pritet vendimi i gjyqtarit Erjon Bani.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua mëngjesin e 10 shkurtit nga zyrtarë të SPAK dhe BKH-së.

Aksioni u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku Veliaj u dërgua në qeli pas një hetimi të drejtuar nga Gjykata e Posaçme.

GJKKO ka vendosur gjithashtu masën “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërsa disa të tjerë, përfshirë Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, janë vënë në detyrim paraqitje.

Hetimet për Veliajn filluan me kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes dhe sekuestrimin e telefonit të tij celular, më 6 dhjetor, nga oficerët e policisë gjyqësore.

Po ashtu, kontrollohet edhe banesa e vëllait të kryebashkiakut. Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe po shqyrton rolin e tij në çështje të ndryshme, përfshirë atë të inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me kompaninë “5D”. Veliaj ka reaguar pas arrestimit, duke shprehur mbështetje për veprimet e Prokurorisë./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu