Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shërbeu gjatë viteve 2019-2023, i dha dje, 20 shtator, zyrtarisht fund karrierës së saj diplomatike.

Ceremonia u zhvillua me praninë e kolegëve, të afërmve dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë ambasadorin shqiptar në Washington, Ervin Bushati, si dhe ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Kim ka ndarë një mesazh në Instagram-in e saj:

Me mirënjohje për mundësinë që kam pasur t’i shërbej vendin tim si diplomate, javën tjetër do të dal zyrtarisht në pension. Familja, miqtë dhe unë festuam së bashku. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vjet nën pesë presidentë dhe dhjetë Sekretarë të Shtetit.

Përfundoj shërbimin tim me zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbimit publik. Zoti e bekoftë Amerikën!/klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu