Partizani ka fituar sot ndeshjen e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0.

Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje në sulm dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt që në fillimin e sfidës për të diktuar ritmin e tyre. Edhe Vora nuk u tërhoq nga sulmet dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Kasalla e Luis Felipe nuk shfrytëzuan rastet e krijuara.

Në një ndeshje ku nuk munguan ndërhyrjet e forta dhe kartonët, gjithçka u kthye në kaos në minutat e fundit, kur gjyqtarja Rusta i tregoi dy herë kartonin e verdhë Shanajt. Ajo harroi të nxirrte nga fusha lojtarin e Partizanit me të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me të në fushë, në një ngjarje të rrallë për futbollin shqiptar që padiskutim do sjellë polemika./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu